Për më shumë se 100 vjet, Master Lock është njohur në mbarë botën si brandi autentik, cilësor dhe i qëndrueshëm për dryna, sisteme sigurie dhe zgjidhje të avancuara të sigurisë për përdorues individualë, tregtarë dhe industrialë. Si një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e produkteve të sigurisë, Master Lock ofron një gamë të gjerë drynash kombinuar me teknologji moderne, dryna me çelësa, dryna me kombinim, dryna industriale, kllapa të sigurta, zgjidhje anti vjedhje dhe sisteme kontrolli aksesesh, të dizajnuara për të mbrojtur atë që ka më shumë vlerë për ju.
Gjatë historisë së tij, Master Lock ka ofruar mbrojtje për miliona përdorues në të gjithë botën, duke ndihmuar gjenerata të shumta të sigurojnë shtëpitë, bizneset, magazinat, automjetet dhe pronën personale. Me një shumëllojshmëri produktesh të besueshme dhe rezistente, drynat e Master Lock janë zgjedhja e preferuar për ata që kërkojnë siguri maksimale, performancë të lartë dhe materiale të forta, duke kombinuar inovacionin teknologjik me eksperiencën klasike të prodhimit amerikan të sigurisë.
Tani, produktet e Master Lock janë të disponueshme edhe në Albaelettrica, ku nga gama me qindra produkte të ofruara nga ky brand prestigjioz kemi përzgjedhur për tregun shqiptar dryna dhe zgjidhje sigurie të përdorshme lehtësisht, me instalim dhe përdorim të shpejtë, produkte për sigurinë personale, sigurinë e biznesit dhe nevojat industriale. Në përzgjedhjen tonë futen edhe kutitë e aksesit dhe sistemet moderne për menaxhim aksesesh, që ju lejojnë të kontrolloni dhe menaxhoni hyrjen në pronën tuaj pa marrë parasysh se ku ndodheni.
Zgjidhjet e sigurisë Master Lock pranë Albaelettrica ofrojnë performancë maksimale, rezistencë ndaj vjedhjeve, besueshmëri dhe dizajn të qëndrueshëm, të përshtatura për nevojat e klientëve individualë, pronarëve të bizneseve dhe profesionistëve industrialë. Me dryna robustë, sisteme sigurie të avancuara dhe gamë të gjerë produktesh, Master Lock është sinonim i sigurisë së vërtetë – tani pranë jush në tregun shqiptar dhe rajonal, me mbështetje dhe akses të lehtë për të gjithë përdoruesit.
- KREU
- RRETH NESH
- PRODUKTE
- SISTEME KONDICIONIMI
- MHI – Rezidencial
- MHI – Komercial
- MHI – Sistemet VRF
- MHI – Termal
- Pompa e Ngrohjes Q-Ton
- MHI – Hydrolution
- MHI – Controlers
- HOKKAIDO – REZIDENCIAL DHE KOMERCIAL R32
- HOKKAIDO – SISTEMET VRF R410A
- HOKKAIDO – NGROHJE DHE UJI I NGROHTË SANITAR
- HOKKAIDO – KONDICIONERI PORTABËL
- VORTICE – Ventilimi Rezidencial
- VORTICE – Ngrohësit Elektrikë
- VORTICE – Ventilimi Komercial
- Bicikletat Elektrike
- SISTEME KONDICIONIMI
- NDRIÇIMI
- OUTLET
- VEGLA PUNE
- DIGITUS
- MEDIA
English
Albanian 

