×

LOKACIONET

1Zyrat Qëndrore

Autostrada Tiranë - Durrës, Km 8-të, TiranëTel: +355 4 240 6633
Fax: +355 4 240 6634

2Shop Tirana

Rruga Myslym Shyri, Kulla III, TiranëTel: +355 4 223 2721
Fax: +355 4 223 2722

3Vlorë

Lagjia 28 Nëntori, Pall. Deneko, VlorëTel: +355 33 40 2307
Fax: +355 33 40 2307

4Kosovë

Autostrada Prishtinë - Mitrovicë, Km 3-të, Shkabaj,
Prishtinë, KosovëTel: +381 287 53056

5Shop 2 Tirana
         Kondicionim

Blv. Zhan D'Ark, pranë Ministrisë së Jashtme, TiranëTel: +355 4 237 1961
Fax: +355 4 237 1961

ORARET E TEMPLE SHOWROOM

E Hënë - E Premte
8:00 - 18:00
E Shtunë
8:00 - 17:00

Q-TON, UJË I NGROHTË SANITAR ME ENERGJI NATYRALE

COP vjetor 4.7: më e larta në treg. Konsumon 78% më pak se një kaldajë uji. Deri në 17.000 lt ujë të ngrohtë sanitar në ditë. Deri në 480 kW energji të furnizuar (16 njësi nga 30 kW).

Q-ton është një pompë nxehtësie me ftohës natyral R744 (CO2) e cila përdoret për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar me temperaturë të lartë për ambientet rezidenciale, komerciale, turistike dhe industriale. Q-ton ngroh dhe prodhon ujë të ngrohtë deri në 90°C në një temperaturë të jashtme prej -25°C. Ky rezultat arrihet nga kompresori i ri me dy stade i pajisjes i prodhuar posaçërisht nga Mitsubishi Heavy Industries.

Q-ton është një sistem inovativ i pompës së nxehtësisë CO2, i cili përdor energjinë termike e gjendur në atmosferë, duke ofruar përfitime të mëdha në kosto dhe kursim energjie. Përdorimi i kësaj teknologjie të integruar nga Mitsubishi Heavy Industries, e bën atë tepër të përshtatshme për akomodime të tilla si hotelet e mëdha, të vogla, SPA dhe palestra, duke qenë se arrin performanca maksimale dhe kursim energjie të pakrahasueshme me sistemet tradicionale.

Q-ton nuk fuqizon qarkun kryesor për të prodhuar ujë ngrohtë sanitar, por ai e bën ujin menjëherë të disponueshëm në temperaturën e dëshiruar. Uji i ngrohtë sanitar i prodhuar ruhet në depozita me shumë shtresa dhe pa shkëmbyes energjie, duke përmirësuar kështu efikasitetin e sistemit. Kontrolleri i Q-ton përcakton se sa shumë ujë të ngrohtë sanitar duhet të prodhohet dhe grumbullohet, për të reduktuar humbjet e energjisë si shkak i akumulimit të dispersioneve.

Q-TON DHE PRODHIMI I UJIT TË NGROHTË SANITAR

Pompa e nxehtësisë për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar deri në një temperaturë prej 90°C me gaz ftohës R744 (CO2)

PËRSHKRIMI

Q-ton është pompa e nxehtësisë me ftohës natyral R744 (CO2) e cila përdoret për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar me temperaturë të lartë për ambientet rezidenciale, komerciale, turistike dhe industriale. Q-ton ngroh dhe prodhon ujë të ngrohtë deri në 90°C në një temperaturë të jashtme prej -25°C. Ky rezultat arrihet nga kompresori i ri me dy stade i pajisjes i prodhuar posaçërisht nga Mitsubishi Heavy Industries.

KARAKTERISTIKAT DHE AVANTAZHET

  • COP sezonal rekord 4.7. COP më i lartë në treg
  • Reduktim maksimal i kostove dhe i emetimeve të CO2
  • Aktivizim në distancë i ciklit "anti-legionela"
  • Kontroll i optimizuar i qarkullimit të ujit të ngrohtë sanitar
  • Serbator me shtresëzim të lartë i projektuar për të optimizuar performancën e pompës së nxehtësisë
  • Kursim energjie: 78% më pak sesa një kaldajë uji

Interesim për produktin?

Plotësoni formën e mëposhtme me të dhënat tuaja duke specifikuar llojin e objektit ku do të vendoset Q-ton dhe ne do t'ju dërgojmë vlerësimin tonë!

Paneli LCD me prekje (touch screen) për komandim në distancë

Kontrolleri LCD përmes panelit të tij realizon kontrollim dhe përshtatje precize të sistemit për të arritur kursime të mëdha energjie. Për të përmirësuar performancën e kursimit të energjisë në sistemin e pompës së ngrohjes ajër/ujë me ftohës CO2 për ambientet komerciale dhe turistike është i nevojshëm kontrolli i gjeneratorit të nxehtësisë për të harmonizuar funksionimin e depozitës termike në përputhje me kërkesat për ujë të ngrohtë.
Telekomanda është e pajisur me një kohëmatës javor, të arritjes së pikut, me një funksion të kontrollit të temperaturës së ujit të ngrohtë të grumbulluar dhe me një manual përdorimi brenda ekranit. Mjafton një telekomandë e vetme për të menaxhuar njësi me fuqi termike 30 kW si dhe 16 njësi të bashkuara (me një fuqi totale prej 480 kW).

KOMPRESORI GSR ME DY STADE

Q-ton përdor kompresorin GSR me dy stade "Rotary and Scroll" (Rrotullues dhe i Lëvizshëm) për të arritur performanca tepër të larta në nivelet e ulta të temperaturës së jashtme. Konfigurimi i dy stadeve ka avantazhin e garantimit të efiçencës së lartë të kompresimit. Për më tepër, vendosja e ftohësit në ndarjen e presionit të mesëm midis dy stadeve të kompresimit lejon një qarkullim më lartë të ftohësit në ftohësin e gazit, duke rritur ndjeshëm fuqinë e ngrohjes.

AKREDITIME

TOP