SISTEME FIKSIMI FRIULSIDER
Albaelettrica, lider në tregtimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike, civile dhe industriale që prej vitit 1993, ofron sistemet profesionale të fiksimit nga Friulsider S.p.A., një nga prodhuesit më të njohur evropianë në industrinë e fiksimeve mekanike dhe kimike. Përmes kësaj partneriteti, Albaelettrica sjell në tregun shqiptar një gamë të plotë produktesh Made in Italy, duke përfshirë upa për punime të rënda, vida për beton, vida vetë-shpuese, vida druri, lidhësa, shkumë poliuretani, ngjitësa teknike, material fiksues për izolim dhe mbulim, si dhe mbështetësa për rafte dhe struktura industriale. Këto zgjidhje janë ideale për instalime elektrike, projekte ndërtimi, industri mekanike, inxhinieri civile dhe sektorin termo-sanitare, duke garantuar siguri, qëndrueshmëri dhe performancë të lartë. Me mbi 50 vite eksperiencë dhe shpërndarje në mbi 30 shtete evropiane dhe më shumë se 70 vende globale, Friulsider S.p.A. është lider botëror në fushën e sistemeve të fiksimit. Bashkëpunimi me Albaelettrica ofron tregut shqiptar produkte të certifikuara dhe inovative, të përshtatura për çdo projekt elektrik, industrial ose ndërtimor. Zgjidhjet e Friulsider kombinohen me eksperiencën dhe disponueshmërinë e Albaelettrica, duke siguruar fleksibilitet maksimal, cilësi të garantuar, dhe shërbim profesional për instalatorë, kompani ndërtimi, inxhinierë projekti dhe industria të ndryshme që kërkojnë materiale fiksimi dhe lidhës të avancuar.
KATEGORITE
Maximum flexibility of design, product and service, for the satisfaction of each customer.
- UPA SIZMIKE
- UPA NAJLONI
- REZINE
English
Albanian 



