Albaelettrica është një nga kompanitë më të njohura dhe të besuara në Shqipëri dhe Kosovë për sigurimin e materialeve elektrike, zgjidhjevev teknologjike, veglave të punes, sisteme kondicionimi dhe automatizimit të shtëpisë. Që prej vitit 1993, Albaelettrica është specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të pajisjeve elektrike civile dhe industriale, duke ofruar një portofol të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh elektrike, të përzgjedhura nga partnerë liderë ndërkombëtarë dhe të njohura në tregun europian.
Me një ekip të specializuar inxhinierësh dhe konsulentësh, Albaelettrica ofron konsulencë teknike, projektim, instalim dhe mbështetje pas shitjes për çdo objekt rezidencial, komercial dhe industrial, duke garantuar cilësi, siguri dhe efikasitet të lartë teknologjik. Kompania jonë kombinon eksperiencën e gjatë në materiale elektrike dhe sisteme profesionale me inovacionet më të fundit në fushën e solucioneve të ndriçimit dhe rrjetit, për t’ju dhënë zgjidhje të integruara që i plotësojnë nevojat moderne të klientëve individualë dhe bizneseve.
English
Albanian 






