Ekspertë në projektim elektrik dhe instalime elektrike në Shqipëri, ne ofrojmë shërbime të avancuara të inxhinierisë elektrike për projekte civile, komerciale dhe industriale. Ekipi ynë I inxhinierëve është i specializuar në projektim dhe zbatim të impianteve elektrike, sistemeve të shpërndarjes së energjisë, paneleve elektrike, sistemeve të ndriçimit profesional, si dhe impianteve speciale si sisteme kundër zjarrit, sisteme sigurie kundër vjedhjes, CCTV, TV-SAT, videocitofoni, Home Automation dhe BMS (Building Management Systems). Çdo projekt elektrik realizohet sipas standardeve teknike europiane, me fokus në siguri, eficiencë energjetike dhe performancë afatgjatë.
Misioni ynë është të ofrojmë projektim profesional, instalim të certifikuar dhe menaxhim teknik të impianteve elektrike, duke garantuar respektimin e buxhetit, afateve dhe specifikimeve teknike. Ekipi ynë i inxhinierëve elektrikë dhe teknikëve të licencuar siguron konsultim teknik, dizenjim të detajuar, supervizim dhe implementim të plotë të sistemeve elektrike dhe teknologjike. Nga instalimet elektrike rezidenciale deri tek impiantet industriale komplekse dhe sistemet inteligjente BMS, ne ofrojmë zgjidhje të integruara për siguri, automatizim dhe optimizim energjetik në çdo nivel kompleksiteti.