Në Albaelettrica, vizioni ynë është të jemi partneri kryesor dhe referenca e parë për materiale elektrike, sisteme kondicionimi, vegla pune, sisteme fiksimi, zgjidhje ndricimi, zgjidhje rrjeti dhe automatizim. Çdo pjesëtar i ekipit tonë kontribuon në këtë vizion duke investuar me profesionalizëm, për të ofruar zgjidhje elektrike, ndërtimore dhe industriale të avancuara, të sigurta dhe me performancë maksimale për klientët dhe partnerët tanë.
Ne ofrojmë një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh që përfshijnë materiale elektrike për projekte civile dhe industriale, kabllo, panele elektrike, prizat dhe çelsat, siguresa, konvertues energjie, sisteme ndriçimi dhe aksesorë elektrikë profesionalë, vegla pune profesionale të përshtatura për instalime elektrike, projekte ndërtimore, duke ofruar stabilitet, siguri dhe performancë maksimale për çdo strukturë civile dhe industriale.
Për kompanitë dhe bizneset që kërkojnë zgjidhje rrjeti dhe telekomunikacion, ne ofrojmë kabllo LAN, pajisje aktive dhe pasive rrjeti, switch-e, routera dhe aksesorë të specializuar për internet të shpejtë, integrim smart home dhe kontroll të automatizuar të sistemeve industriale dhe rezidenciale, ndërsa për sektorin e klimatizimit dhe HVAC ne ofrojmë sisteme kondicionimi për shtëpi, zyra dhe ambiente industriale, duke përfshirë kondicionerë inverter, pompa nxehtësie, ajër të kondicionuar central dhe aksesorë për instalime profesionale, që garantojnë efikasitet energjetik dhe komoditet maksimal. Për klientët që kërkojnë automatizim dhe zgjidhje smart home, ne ofrojmë kontroll dritash, sistem mbikëqyrjeje, sensorë lëvizjeje, termostat inteligjent, sistem audio-video dhe integrim të pajisjeve elektronike për menaxhim të thjeshtë dhe eficient të energjisë, duke ofruar komfort, siguri dhe kursim energjie në çdo ambient.
Përmes inovacionit, kërkimit të vazhdueshëm dhe adoptimit të teknologjive moderne, ne përmbushim misionin tonë për të udhëhequr industrinë e materialeve elektrike, veglave profesionale, sistemeve të fiksimit, zgjidhjeve rrjeti, kondicionimit dhe automatizimit të shtëpisë në Shqipëri dhe Kosovë, duke vendosur standarde të reja në cilësi, siguri, performancë dhe inovacion, dhe duke rritur vlerën për klientët, partnerët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë.
Ne bëjmë ndryshimin - ne vendosim standardet.
English
Albanian 
