×

LOCATIONS

1Head Office & Central Warehoues

Tirana - Durrës Highway, 8-th km, Tirana, Albania Tel: +355 4 240 6633
Fax: +355 4 240 6634

2Shop Tirana

Myslym Shyri Str, Tower III, Tirana Tel: +355 4 223 2721
Fax: +355 4 223 2722

3Vlora

28 Nëntori District, Deneko Tower, Vlora, Albania Tel: +355 33 40 2307
Fax: +355 33 40 2307

4Kosova

Pristina-Mitrovica Highway, 3-rd km, Shkabaj,
Pristina, Kosova ‎+381 387 53056

5Shop 2 Tirana
         Air Conditioning

Zhan D'Ark Blv, near the Ministry of Foreign Affairs, Tirana, Albania Tel: +355 4 237 1961
Fax: +355 4 237 1961

TEMPLE SHOWROOM HOURS

Monday - Friday
8:00AM - 6:00PM
Saturday
8:00AM - 5:00PM

JU TREGOJMË ...

LIDHEMI ME JU!

Projektimi i Ndriçimit të Brendshëm


Kur mendojmë për mobilimin e brendshëm, shpesh herë pjesën e ndriçimit e neglizhojmë, por nëse i kushtojmë vëmendje, ndriçimi mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm …

(Ndriçues Birdie nga Foscarini)

Ndriçimi nxjerr më në pah ngjyrat e dekorit, ju jep një ndjesi të ngrohtë, krijon atmosferë dhe është inspirues …

Praktikisht, janë tre lloje ndriçimi të cilët, kur i kombinojmë siç duhet, krijojnë zgjidhjen e përkryer:

Ndriçim i përgjithshëm

Është lloji i ndriçimit që thjesht e bën dhomën të dukshme. Në këtë rast ju mund të zgjidhni ndriçuesin Discoco nga Marset. 

Discoco rrezaton një nivel të këndshëm ndriçimi pa shkëlqim verbues dhe ju lejon të shikoni normalisht në ambjentet e brendshme.
Kjo mënyrë ndriçimi mund të realizohet me shandanë (llampadarë), ndriçues të varur, ose të fiksuar në mur. Është thelbësore që për një plan të mirë ndriçimi, të keni burim qendror të dritës në të gjitha dhomat tuaja.

I magjishëm edhe kur është i fikur, madhështia e dritës lëshuar nga ndriçuesi Discocó siguron ndriçim të drejtpërdrejtë shoqëruar me dritëhije të buta.

Kur drita është e fikur, ndriçuesi e ruan pamjen e tij të hijshme, dhe vetëm duke e parë, të jep idenë se sa bukur do të duket kur të jetë i ndezur.

Ndriçimi specifik për funksione të caktuara

Ju ndihmon të keni ndriçimin e duhur gjatë kryerjes së një pune apo aktiviteti specifik, psh në tavolinën tuaj të punës, kur jeni duke punuar në laptop, apo duke shkruar, etj.

Ju mund të zgjidhni ndriçuesin e tavolinës Pencil nga Tom Rossau.

[rev_slider alias=”Pencil Tom Rossau”]

 

Ndriçuesi Pencil nga Tom Rossau është i thjeshtë me nota humoristike, por krijon një atmosferë të ngrohtë dhe është tepër figurant.

… ose ndriçuesin Polo nga Marset

… ose ndriçuesin Caravaggio nga Lightyears

[rev_slider alias=”Caravaggio Lamp”]

 

Ndriçim i fokusuar

Ky lloj ndriçimi shton kontrast në dhomë, duke i dhënë dritë elementëve që ne dëshirojmë të vëmë në dukje. Mund të përdoret për të ndryshuar në mënyrë të shpejtë atmosferën në shtëpinë tuaj. Përdoret për të tërhequr vëmendjen tek ambjenti ku mbajmë lule, piktura, skulptura etj. Mund të përdoret gjithashtu për të nxjerrë në pah dizajnin e murit të gurit apo me tulla (nëse keni të tillë), pjesë të dritareve ose peisazhin në ambjente të jashtme.

Ju mund të zgjidhni ndriçuesin Behive nga Foscarini.

Ky ndriçues është i rrumbullakosur, me formë sensuale dhe në të njëjtën kohë shumë modern. Ai është krijuar nga një sekuencë e mbivendosjes së unazave, secila me nga një diametër më të madh duke filluar nga baza poshtë. Burimi i dritës nuk është drejtpërdrejt i dukshëm, duke e bërë kështu mjaft interesant ndriçuesin. Efekti i tij i dritës, i butë dhe i paimitueshëm, e bën atë një objekt, një stoli dekorative, një emocion të pastër. Magjik dhe figurant kur është ndezur, Behive kthehet në një skulpturë poetike kur është i fikur, duke nxjerrë në pah, natyrën e tij të dyfishtë: e bardha kthehet në të zezë, drita bëhet hije. Ky produkt ngjall një emocion të veçantë dhe është i përkryer për të nxjerrë në pah një ambjent të rëndësishëm dhe intim; mund të përdoret në mënyra të ndryshme: mbi një tavolinë, ose edhe në dysheme.

Keni nevojë për më shumë këshilla për ndriçimin?

Kontaktoni: info@albalettrica.al

Ose na dërgoni mesazh në faqet tona në Facebook ose Instagram. 

Albaelettrica – Ne vendosim Standartet

 

TOP