×

LOCATIONS

1Head Office & Central Warehoues

Tirana - Durrës Highway, 8-th km, Tirana, Albania Tel: +355 4 240 6633
Fax: +355 4 240 6634

2Shop Tirana

Myslym Shyri Str, Tower III, Tirana Tel: +355 4 223 2721
Fax: +355 4 223 2722

3Vlora

28 Nëntori District, Deneko Tower, Vlora, Albania Tel: +355 33 40 2307
Fax: +355 33 40 2307

4Kosova

Pristina-Mitrovica Highway, 3-rd km, Shkabaj,
Pristina, Kosova ‎+381 387 53056

5Shop 2 Tirana
         Air Conditioning

Zhan D'Ark Blv, near the Ministry of Foreign Affairs, Tirana, Albania Tel: +355 4 237 1961
Fax: +355 4 237 1961

TEMPLE SHOWROOM HOURS

Monday - Friday
8:00AM - 6:00PM
Saturday
8:00AM - 5:00PM

Rolling Hills

Albaelettrica që prej vitit 2010 e në vazhdim është përgjegjëse për instalimet elektrike tek Vilat “Rolling Hills”, nga Mane TCI.

Në projekt janë bërë punime të tipit:

• Instalim i rrjetit të brendshëm të tensionit të mesëm duke përfshirë 6 Kabina TM 20/0,4 kV. Kabinat janë testuar, kolauduar dhe marrë në dorëzim nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e kompleksit;
• Rrjeti i kabllimit magjistral i tensionit të ulët, furnizimi nga kabinat deri tek pilarët dhe me pas furnizimi i fuqisë për secilën vilë;
• Sistemi i ndriçimit të jashtëm rrugor duke instaluar sipas projektit rreth 100 shtylla ku ndezja dhe fikja bëhet automatikisht me anë të një sensori muzgu;
• Instalimet elektrike si dhe panelet e ndryshme tek ambjetet e përbashkëta teknike;
• Istalimet elektrike tek secila vilë e tipit A dhe B. Aktualisht kemi përfunduar 40 Vila (A dhe B) të cilat janë dorëzuar tek investitori me pëlqimin e secilit klient. Tek secila nga këto vila janë përfunduar këto punime:

Instalimet elektrike duke përfshirë daljet e ndriçimit dhe fuqisë sipas një projekt-zbatimi të dhënë nga investitori;
Paneli elektrik kryesor për secilën nga vilat duke llogaritur një rezervë 10-20% module bosh/rezervë për çdo panel;
Kablimet për rrymat e dobëta si psh: data, tel, tv etj. Këto sisteme terminojnë tek raku, i cili kryesisht ndodhet në ambjentin teknik elektrik.

Gjithashtu, me kërkesë të klientëve janë realizuar vila me sisteme inteligjente kontrolli Home Automation i cili ofron komoditet tek kontrolli i sistemit elektrik si dhe një menaxhim më të sigurt të ngarkesave të ndryshme. Janë realizuar dhe dorëzuar më shumë se 10 vila me këtë sistem inteligjent kontrolli.

Aktualisht po punohet paralelisht me më shumë grupe pune të cilat drejtohen nga dy brigadierë dhe një Inxhinier Elektrik përgjegjës (Inxh. Elton Skrame) për të gjitha grupet. Për çdo periudhë 1 mujore, hartohet një plan pune i detajuar ku përcaktohen detyrat për secilin nga grupet me afate kohore. Ky plan bëhet së bashku me stafit supervizues (i vendosur nga investitori) për të arritur objektivat kohore.

  • Klienti Rolling Hills
  • YEAR 2016
  • ZBATUAM Instalimi i rrjetit të brendshëm të tensionit të mesëm, Ndriçimi i jashtëm i sistemit të rrugëve, Instalime elektrike
  • TAGS
TOP